Ekonomia Online
FUNDIT

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Dragodan, policia jep detaje

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Dragodan, policia jep detaje

Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mesditën e sotme në një hotel në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti bëri të ditur për Ekonomia Online se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Teksa, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. […]

Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mesditën e sotme në një hotel në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti bëri të ditur për Ekonomia Online se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Teksa, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, theksoi Ahmeti.

Të ngjashme