Një vrasje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë Daut Hoxhaj.
Ai ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë-Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha