Një shqiptar është vrarë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në Mykonos, sot rreth orës 6 të mëngjesit, në zonën e njohur si “Skylabela”.
I dyshuari grek ishte përleshur më herët për një vajzë me 34-vjeçarin shqiptar.
Greku kishte shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin, raportojnë mediet në Shqipëri.
Pas ngjarjes, i dyshuari është vetëdorëzuar në polici.