Një ekzekutim ka ndodhur sot në zonën e Tiranës së re. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Nga raportimet e para mësohet se persona të panjohur kanë qëlluar me një plumb në kokë një biznesmen. Policia bën me dije se viktima është Tefik Hyka, ish-pronari i Fabrikës së Tullave në Vorë.
Nga të plumbat mësohet se ka mbetur edhe një person tjetër i plagosur.
Autori i krimit mësohet se ka qenë me motor dhe është larguar me shpejtësi.
Ngjarja
Rreth orës 10:40 minuta në në Polici është marrë një telefonatë ku lajmërohej një vrasje pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Policia pasi mbërriti në vendngjarje identifikon viktimën si Tefik Hyka, ndërsa i plagosur ka mbetur një person ende i paidentifikuar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Tefik Hyka është qëlluar pak pasi ka pirë një kafe në një bar aty pranë stadiumit. Pasi është çuar nga kafeneja duke ecur në drejtim të makinës, dy persona i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me pistoletë e kallashnikov. Hyka ka humbur menjëherë jetën në vend, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me motor.