Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 23:32.
Viktima është Guxim Gjyriçi dhe është pronar i një karburanti.
“Në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen Partizani është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G. Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës”, sqaron policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ku në një prej tyre duket një makinë pa targa, e cila qëndronte afër lokalit kur ka ndodhur ngjarja. Më pas makina ka ikur në drejtim të paditur.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.