Vritet me thikë 19-vjeçari shqiptar në Gjermani

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 10:05 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, me pasojë vdekje e një shqiptari. Mësohet se dy grupe janë përleshur mes tyre në qytetin Wiesbaden, ku i riu shqiptar është goditur për vdekje me thikë.

Grupi i shqiptarit përbehej nga 6 persona dhe u përleshën me grupin tjetër kundërshtar të përbërë prej 3 personash në sheshin Mauritiusplatz.

Gjithashtu, nga ngjarja janë plagosur edhe 2 anëtarë të tjerë të grupit, ku bënte pjesë shqiptari i lindur në qytetin Mauritiusplatz, të cilët janë dërguar në spital. 19-vjecari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme