Mbytet me thikë një shqiptar në Gjermani

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 13:13 | Nga

Një shqiptar ka ndërruar jetë, pasi është therur me thikë nga disa persona të panjohur në Leipzig të Gjermanisë.

Ky rast ka ndodhur të premten në orën 5:47, sapo ai kishte dalë nga shtëpia, shkruan gazeta gjermane Focus.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane, përcjellë Albinfo.ch.

Ndërkaq, polica kishte mbyllur zonën përreth vendit të ngjarjes, mirëpo reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët e krimit të fshihen.

Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nga kush është sulmuar shqiptari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme