Vritet vajza myslimane me të dalë nga xhamia

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 11:37 | Nga

Policia në Virginia të Shteteve të Bashkuara e ka gjetur trupin e një vajze myslimane, e cila ishte sulmuar afër një xhamie para se të zhdukej.

Adoleshentja 17-vjeçare, e identifikuar nga të afërmit vetëm si Nabra, po ecte me miqtë e vet në rrugë pasi që kishte dalë nga xhamia, kur ata u futen në një argument me një shofer në Herndon, njofton policia, përcjell Express.

Shoferi e kishte braktisur makinën dhe sulmuar vajzën, kanë thënë miqtë e saj. Më pas, ajo është zhdukur.

Një i dyshuar 22-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.

Arsyeja e sulmit ende nuk dihet, por krimi i urrejtjes është njëri nga opsionet që po hetohet nga policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme