Vrsaljko po vuan nga gonalgjia

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 14:58 | Nga

Sime Vrsaljko është duke vuajtur nga gonalgjia në gjurin e tij të majtë, duke e lënë atë jashtë skuadrës për Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit të mërkurën.

Kroati e pësoi lëndimin gjatë ndeshjes së Kroacisë kundër Spanjës në kuadër të Ligës së Kombeve, pastaj e humbi ndeshjen kundër Parmës, dje, transmeton Gazeta Express.

Sipas raporteve të fundit, lojtari është diagnostikuar me gonalgji në gjurin e tij të majtë. Gjendja e tij prit të kontrollohet nga mjekët, mirëpo ai do të mungojë për ndeshjen e të martës kundër klubit londinez.

Ai po ashtu është në dyshim për ndeshjen kundër Sampdorias në javën e ardhshme.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme