Vucic ‘shokon’ Brukselin, çon pite në takimin me Thaçin

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor i organizuar nga kryediplomatja evropiane Federica Mogherini, po zhvillohet në Bruksel.

Aty po marrin pjesë edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vucic, transmeton gazetametro.net.

Ky i fundit njëkohësisht po feston edhe ditën e Shën Nikollës, me ç’rast ka vizituar Kishën Ortodokse Serbe në Bruksel si dhe ka dërguar pite në takimin me liderët nga rajoni.

Krerët nga Evropa dhe Ballkani kanë mbetur pa tekst pas vetëm disa kafshimeve, thuhet në raportimin e mediave serbe.

Ndryshe, në Bruksel janë mbledhur liderë të rajoni për, siç u raportua, ‘ftohjen e gjakrave mes Kosovës dhe Serbisë’. Presidentët Thaçi e Vucic shkuan në Bruksel pas një letre që morën nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme