Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vetëm një qasje racionale mund të sjell zgjidhje me Kosovën.
“Na duhet qasje pragmatike, dyer të hapura për bisedime që të gjendet zgjidhje. Na duhet që të ndërtojmë besim, çfarë merr kohë, sikurse përcaktimi o bashkësisë ndërkombëtare për t’i përkrahur Beogradin dhe Prishtinën për ta arritur zgjidhjen”, ka thënë Vuçiq.
Ai siç raporton Euronews Serbia, ka folur edhe për takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se e ka befasuar atë duke i thënë që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“E kam takuar për herë të dytë në jetë në Bruksel. Ai u befasua me përgjigjen që i dhash, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.