Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se dëshiron që të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe boshnjakët, sepse vetëm ashtu Ballkani do të integrohej më shpejt në Bashkimin Europian.
“Mendoj se qëllimi ynë kryesor është që të bëjmë gjithçka që mundemi për tu afruar sa më shumë drejt anëtarësimit në BE. Nuk jam këtu për tu ankuar , por duhet të them se duhet të punojmë më shumë për veten tonë. Jam krenar të them se dëshirojmë marrëdhënie më të mira me shqiptarët dhe boshnjakët”, ka deklaruar Vuçiqi.
Vuqiç gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, po ashtu është shprehur se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë bashkë, do të mund të kishin ekonomi më të zhvilluara.
“Nëse bashkëpunojmë do të kemi zhvillim të mirë ekonomik. Nëse i bëjmë gjërat bashkë dhe kemi lidhje më të mira politike në të ardhmen, nuk do të kemi probleme për tu afruar me unionin”, ka thënë kryeministri serb.