Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka ftuar udhëheqësit fetarë që të mbrojnë manastiret dhe objektet tjera fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Sipas tij, ato janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të atyre që nuk besojnë në qytetërimin dhe trashëgiminë kulturore.
Në Astana të Kazakistanit, në Kongresin e 4-të të Udhëheqësve të Botës dhe Besimeve Tradicionale, Vuçiq theksoi se Ballkani, rajoni i Serbisë, është një udhëkryq ku takohen shumë besime.