Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit në Bruksel, tha se beson që shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, do t’ia përcjellë presidentit amerikan, Joe Biden, në një mënyrë të drejtë dhe precize atë që ndodhi sot gjatë me delegacion kosovar.
“Borrell në mënyrë të saktë do t’i tregoj Joe Bidenit se çka ngjau në takim, por mos harroni se superfuqitë e mëdha botërore, Amerika dhe Gjermania e kanë krijuar atë që quhet shteti i pavarur i Kosovës dhe ata do ta mbrojnë këtë politikë. Besoj që palët duhet ta dinë kush është përgjegjës për pak përparim në dialog dhe të dijë kush mund të bëjë presione të radhës”, tha Vuçiq pas takimit.