“Nuk mendoj se këto masa do jenë afatgjata, Haradinaj është një person që i shikon gjërat në afat të shkurtër si disa nga kundërshtarët tanë politikë”, është shprehur Vuçiq.
Presidenti serb ka theksuar se shteti i tij do të marrë vendime për masat e reja të palës shqiptare kur ta kuptojë se cilat janë ato.
“Unë mendoj se është e rëndësishme për ne që të tregohemi të qetë. Në bazë të rrethanave do t’i marrim edhe vendimet”.
Ai ka thënë se Kosova është një shqetësim i madh, frikë dhe ankth, pasi sipas tij, ‘çmenduria’ e Prishtinës u bë e pafund dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk po e ndalon këtë.
Vuçiq ka shtuar se atë e shqetëson fakti se ende nuk ka ndryshim në masën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.