Vuçiq: Kosova e do vetëm njohjen nga Serbia, ata mendojnë se është e mundur, ne jo

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk është e realizueshme pritja e institucioneve të Republikës së Kosovës për njohje reciproke. Një deklaratë të tillë ai e dha pas takimit që pati me përfaqësues të Listës Serbe në Kurshumli.

“Prishtina vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe asgjë më shumë. Nëse ata mendojnë se kjo është reale dhe e mundur, mirë për ta, por ne nuk mendojmë”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka thënë se Prishtinës nuk i pëlqen marrëveshja e Uashingtonit, derisa thotë se Beogradi pret të shohë se çfarë tjetër do të thonë në Kosovë për një marrëveshjen e nënshkruar në SHBA.

“Atyre nuk iu pëlqen asgjë. E vetmja gjë që ata duan është që Serbia të njohë Kosovën dhe asgjë më shumë”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Ai tutje ka thënë se është më mirë që të lejohet Prishtina të shfaqë nervozitetin e saj, derisa Serbia në anën tjetër punon ngadalë për ekonominë dhe për të ndihmuar njerëzit e saj.

Gjithë këto dekalrata Vuçiq i ka bërë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Srpskas . Ai nga aty ka premtuar përkrahje financiare për të ndihmuar serbët në Kosovë që të punësohen e për të realizuar projekte infrastrukturore.

Në fund ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar Listën Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme