Vuçiq do ta çojë Serbinë në zgjedhje në pranverë

Beograd | 03 Jan 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë progresiste të Serbisë (SNS) në pushtet, në krye me Aleksandar Vucicin, ende nuk ka vendosur përfundimisht se a do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, por janë shumë afër këtij vendimi, transmeton GazetaMetro.net.

Gazeta beogradase “Vecernje Novosti”, thekson se në prag të Vitit të Ri kryetari serb Vucic ka shqyrtuar me bashkëpunëtorët më të afërt mundësi për të dalë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vitin 2019, ndërsa si termin potencial të votimit është përmendur fundi i marsit apo gjysma e parë e prillit.

Burime anonime të gazetës kanë thënë se në SNS rryma e fuqishme angazhohet për verifikim të legjitimitetit dhe forcim të legjitimitetit para “betejës vendimtare” për Kosovën, por edhe para presioneve më të mëdha që Serbia të përcaktohet ndërmjet Rusisë e BE-së.

Gazeta thekson se vendimi për dalje në zgjedhje para qet edhe “hedhje e dorëzes” opozitës, e cila thotë se është forcuar dhe se koalicioni qeverisës po e humbë mbështetjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme