Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij “mashtrim politik”.

Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, Vuçiqi sot para mediave tha se “dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”, transmeton Koha.net.

Vuçiqi në një konferencë për media tha se i kupton pritjet e serbëve për drejtësi, dhe thirrjen nga Specialja që Haradinaj të shkojë si i dyshuar për krime lufte.

“Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi e konsideron, gjithnjë sipas FoNet, të rëndësishme se si do të jenë në të ardhmen marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. E sipas tij, bashkësia ndërkombëtare tash do të pozicionohet më shumë nga Serbia sepse, siç tha Vuçiqi, “pozita e tyre në Kosovë tash sigurisht është më e vështirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme