Vuçiq e pret Hahnin

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 09:09 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet sotnë Beograd me Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

“Pas takimit, i cili do të fillojë në 13.30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, janë parashikuar deklarata për media”, njoftoi zyra për media e presidentit serb, transmeton Klan Kosova

Ky takim vjen një ditë pas publikimit të Strategjisë së BE-së për zgjerim të Ballkanit Perëndimor ku janë dhënë hapa konkret për Serbinë dhe Malin e Zi për të përfunduar procesin e anëtarësimit sipas perspektivës së mundshme të vitit 2025.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme