Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar ministrin grek të mbrojtjes, Panos Kammenos për mosnjohjen e Kosovës, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
E vlerësojmë lart mbështetjen greke në rrugën europiane të Serbisë dhe qëndrimin e palëkundur rreth mosnjohjes së pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës. Kështu e citojnë mediet e Beogradit deklaratën e kryeministrit dhe të presidentit të zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të sotshëm me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Panos Kammenos.