Presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë fjalimit të tij për publikun në një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Përparimtare Serbe, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Serbisë, duke përfshirë edhe boshnjakët dhe hungarezët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Dua të përfitoj nga ky rast të falënderoj të gjithë qytetarët e Serbisë, para së gjithash mendoj edhe në serbët, por edhe në hungarezët dhe boshnjakët. Dua që ju të dini se në Tutin, Sjenicë, Novi Pazar fituam mbi 70 për qind të votave”, citohet të ketë thënë Vuçiq i ndjekur nga duartrokitjet.
Banorëve të Tutinit, Sjenicës dhe Novi Pazarit për të votuar për Vuçiqin thirrje u ka bërë ish-Myftiu i Sanxhakut, kreu i Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) dhe anëtari i Kuvendit të Serbisë, Muamer Zukorliç.