Vuçiq i ankohet ambasadorit kinez për Ushtrinë e Kosovës

Prishtinë | 04 Dhj 2018 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar ambasadorin kinez, Li Manchang për siç tha “rrezikun”e formimit të ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.

Ai i kërkoi diplomatit kinez që si mik i Serbisë ta raportojë rregullisht udhëheqjen kineze rreth zhvillimit të situatës në Kosovë, njofton kabineti i Vuçiqit.

“Është krejtësisht e qartë se shpallja e formimit të një ushtrie dhe këmbëngulja për taksën prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia qendrore synojnë të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe Metohija, sepse e pengojnë atë nga mbijetesa”, tha kreu i shtetit serb.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë mbledhjes së djeshme ka vendosur që  ka vendosur që seanca parlamentare për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme