Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur i shqetësuar pas disa deklaratave të disa ish-luftëtarëve boshnjak, duke thënë se do të bëjë përpjekje për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike.
“Do të ketë paqe, jo konflikte dhe luftë” ka thënë Vuçiq.
Pasi ka folur rreth kësaj çështje me kreun e ‘Republika Srpskas’, Milorad Dodikun, Vuçiq ka shprehur shqetësime edhe sa i përket fiksimit të Prishtinë për veriun e Kosovës.
‘Nuk dua të flas shumë për shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, por më shqetëson fiksimi i Prishtinë për veriun e Kosovës” ka thënë presidenti serb, Vuçiq.
I pyetur rreth kërkesave që shqiptarët që jetojnë në jugun e Serbisë të kenë të drejtat e njëjta sikurse serbët në Kosovë, dhe që të përfshihen në dialogun e Brukselit, Vuçiq nuk ka pranuar të jap përgjigje.
Vuçiq rreth dhe problemeve me Kosovën ka folur edhe gjatë takimit me presidentin francez, Emanuel Makron.