Scholz ftoi në Berlin Vuçiqin dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me të cilët do të zhvillojë bisedime të veçanta.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ishte nervoz para takimit të nesërm me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe se nuk e priste një bisedë të lehtë.
Vuçiq nesër do të udhëtojë për në Berlin, ku do të takohet me kancelarin Scholz dhe i pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga takimi i nesërm, ai tha se është nervoz dhe i frikësuar nga ajo bisedë.