Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën së bashku me korrierët e tij.
Vuçiq ka kërkuar që të vijë në Kosovë i shoqëruar me dy radikalët që i ka nën kontroll, me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Djuriq, ky i fundit i arrestuar dhe dëbuar nga Njësia Speciale e Kosovës.
Po ashtu me Vuçiqin, në letër thuhet se do të jetë edhe shefin i ri i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, zëvendësuesi i radikalit Djuriq.
Kërkesa e Vuçiqit është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla, pasi dy shtetet kanë komunikim mes vete përmes kësaj zyre.
Në këtë letër po ashtu, Vuçiq ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve të gjata gjatë kësaj vizite.