Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas tij, Serbia është po ashtu e gatshme të pranojnë çdo marrëveshje kompromisi, por “poshtërimin e popullit dhe rrënimin e shtetit nuk mund ta pranojë”, raporton FoNet.
Këto komente, Vuçiq i bëri pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, ndihmëssekretarin e shtetit, Wes Mitchell.
“Çdo kompromis është i rëndë, por këtë duhet ta pranojë edhe pala e dytë edhe e tretë”, tha Vuçiq në konferencën për media pas takimit me zyrtarin amerikan, dhe shtoi se Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit por se, sipas tij, Kosova nuk po u përmbahet marrëveshjeve dhe, “sipas të gjitha gjasave, as nuk do t’u përmbahet”.