Vuçiq: Kosovarët e pranuan që udhëhiqen nga amerikanët, çka duan nga ne?

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 11:06 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se për shtetin e tij po qëndrojnë “momente të vështira” me vjet të tëra dhe se tani duhet të zgjidhet nyja kosovare, edhe nëse në lidhje me këtë çështje merren tre palë.

Këto deklarata Vuçiq i ka dhënë pas atyre të Ramush Haradinajt, i cili sipas tij e kishte pranuar që amerikanët po e drejtojnë politikën e jashtme kosovare.

“Ne kemi gjithmonë momente të vështira. Nëse mund t’ia dalim ose jo mbetet të shihet. Nga njëra anë i kemi neve serbët, nga ana tjetër janë autoritetet e Prishtinës, por kemi edhe amerikanët, çka keni mundur të dëgjoni nga Haradinaj. Ai e ka pranuar që nuk ka politikë të jashtme. Nëse nuk e keni atë shtyllë të shtetësisë, nuk e di se çfarë kërkoni nga ne”, ka deklaruar Vuçiq për Tanjug.

Ai më tej shtoi se Serbia kryesisht këto bisedime po i zhvillon me Shtetet e Bashkuara dhe më pas edhe me Britaninë e Madhe dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, të cilët kanë qëndrime dramatikisht ndryshe për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme