Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se është krenar për veprimet e ushtarëve pas ngritjes së gatishmërisë luftarake që ndodhi pas ngjarjeve të djeshme në veri të Kosovës.
Gjatë vizitës së konviktit të rinovuar të Gjimnazit Ushtarak në Beograd, Vuçiq tha se, kur u ngrit gatishmëria luftarake, ndryshe nga periudhat e mëparshme, nuk kishte ” largime, ulërima apo shfaqje e skenave tragjike”.
Vuçiq ka lëshuar dje këtë urdhër pas aksionit në veri të Kosovës ku për kontrabandë u arrestuan 19 policë serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë, transmeton Klan Kosova.