Vuçiq kundërpërgjigje për Vulin: Serbia nuk ndryshon qëndrim me kërkesën e një politikani

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 13:02 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot që shteti që drejton nuk do të ndryshojë qëndrim në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por duke ruajtur lidhjen me Rusinë dhe Kinën.

“Mos të ketë asnjë frikë se politika e jashtë e Serbisë do të ndryshojë. Nëse dikush dëshiron ta ndryshojë atë, duhet të më ndryshojë mua dhe shumicën në kuvend”, ka thënë Vuçiq, para gazetarëve, shkruan Expreso.rs, përcjell Klan Kosova.

Kjo deklaratë e tij vjen si kundërpërgjigje për ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, që dy ditë më parë ka thënë se Serbia duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj në politikën e jashtme nëse prioritet për BE-në është Kosova.

Ndërkaq lidhur me deklaratën e Shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici, se Kosova është pengesë për Serbinë në rrugën e saj drejt kësaj bashkësie, Vuçiq ka thënë: “Na pëlqeu ose jo…por ne e dimë atë…Kosova është pengesa kyçe në rrugën drejt BE-së. Nuk kam diçka për të diskutuar rreth asaj që ka thënë ai”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme