Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se askush dhe asnjëherë nuk i ka ofruar korrigjim të kufirit, ose ndarjen e Kosovës, sepse Kosova për vendet e BE dhe për Shtetet e Bashkuara është e pavarur.
“Njerëzve u vjen më lehtë të thonë se jemi kundër ndarjes, apo korrigjimit të kufirit, kurse unë pyes: Kush na ka ofruar këtë? Askush kurrë nuk na e ka ofruar këtë, për fat të keq, sepse, sipas tyre, Kosova është e sovrane dhe e pavarur. Dhe pikë”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “TV Prva”.
Ai tha se “ajo që ne serbët e perceptojmë vetën si një fuqi botërore dhe mendojmë se mund të bëjmë shumë më tepër se kaq, tregon se sa jemi në dijeni të pozicioneve tona, situatës dhe gjithçka që ka ndodh dhe se ne nuk jemi të vetëm në botë dhe se sa nuk e kuptojmë se çfarë ka ndodhur më 1999, 2004 dhe 2008”, përcjell Telegrafi.
“Kemi arritur të ngrisim reputacionin tonë në botë dhe të rikthejmë çështjen e Kosovës, e cila kishte përfunduar për shumicën e botës, por mos jini optimistë dhe të mendoni se gjasat tona janë shumë të mëdha. Ne, mbi të gjitha, duhet të mbrojmë popullin tonë, sigurinë e tyre, të financojmë arsimin, shëndetësinë, pensionet dhe të ndihmojmë edhe kur na vendosin sanksion (tarifat prej 100 për qind). Siç tha Goran Rakiq, këto nuk janë vetëm sanksione, por një embargo totale për mallra dhe brenda 48 orëve t’i furnizojmë, siç edhe kemi bërë dhe të gjejmë mënyrën se si ta bëjmë këtë”, tha Vuçiq.
Duke folur për takimin me të dërguarin amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas të cilit ai vetë e bëri shënimin zyrtar nga takimi, Vuçiq tha se ai po bën përpjekje që të mos rrezikojë pozicionin e Serbisë dhe se mund të flasë me të gjithë në botë, prandaj kjo është arsyeja pse unë e bëra shënim zyrtar, i cili që do t’i mbetet presidentin të ardhshëm të Serbisë.