Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takoi ndihmës-sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Marocco, i cili theksoi se arritja e kompromisit me Prishtinën zyrtare është garancia e vetme jo vetëm për Serbinë, po edhe për tërë rajonin.
Në takim u diskutua edhe për gjendjen në rajon, ku Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon thellimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, bëjnë të ditur mediet serbe.
Vuçiq vlerësoi si pozitive mbështetjen e administratës amerikane në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe konsideron se arritja e kompromisit të vërtetë me Prishtinën zyrtare është garanci e vetme e të ardhmes së Serbisë, por edhe të rajonit, transmeton RTK.
Ndërkaq, nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan, Pete Marocco, duke vlerësuar angazhimin e Vuçiqit për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, shtoi se paqja e stabiliteti në rajon është kontribut i dialogut ndëretnik në këtë pjesë të Ballkanit.