Vuçiq: Në Kosovë s’kemi as territor, as ushtri, as polici

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 13:35 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se qëllimi i tij kryesor në Kosovë është ruajtja e paqes dhe e stabilitetit, transmeton Koha.net.

Vuçiq duke treguar se cilët elementë e bëjnë shtetin, ka thënë se vetëm njërin nga elementet shtetërore, madje vetëm diku-diku, Serbia e ka në Kosovë.

Shteti bëhet nga katër elementë: territori, popullata, ushtria dhe policia, ka thënë ai .

“Nga këta katër elementë, Serbia në Kosovë e ka vetëm popullatën, madje vetëm aty-këtu”, ka thënë Vuçiq,citon “politika”.

Duke folur për reagimet ndërkombëtare rreth caktimit të kufijve, kryetari serb ka rikujtuar se vendet perëndimore Kosovën e kanë njohur me kufijtë ekzistues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme