Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se fokusi i bisedimeve që do të ketë me Presidentin turk Recep Tayip Erdogan do të jetë përmirësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike dhe politike dhe shkuarja e investitorëve të rinj turq në Serbi.
“Është e rëndësishme për ne gjithashtu të flasim për politikën turke në Ballkan, për të përmirësuar marrëdhëniet tona miqësore dhe për të parë se çfarë presin në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës”, tha kreu i shtetit serb për TV Pink i cili po viziton Turqinë.