Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e së enjtes në Bruksel me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe ka shtuar se nuk sheh asnjë mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet pos bisedimeve.
“Puna ime është të kujdesem për të ardhmen e popullit, por unë jam duke shkuar për t’u përkujdesur edhe për Bogdan Mitroviqin. Dhe se si do të merakosem për të. Do t`iu dhemb koka nga pyetjet tona”.
“Por jam shumë i interesuar të di se çka do të thonë miqtë tanë ndërkombëtar kështu që unë pres. Unë pres që ju të më informoni sonte. Unë do të pres gjithë natën për të më informuar se çfarë mendojnë rreth kësaj ”, tha ai.
Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas arrestimit të 74 vjeçarit Bogdan Mitroviq një ditë më parë në Suharekë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës nën dyshimin për krime lufte.
Takimin e 31 gushtit nëBruksel e ka thirrur shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini
Ky takim do të përqendrohet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.