Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës në qendrën sportive humanitare afër liqenit të Ujmanit.
Pas ndërhyrjes, ai ka urdhëruar ushtrinë serbe të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, shkruan RTS.
Pas tij, ka reaguar edhe ministri i Policisë serbe Nebojsha Stefanoviç, i cili ka thënë se MUP- i është në gjendje të jashtëzakonshme.