Vuçiq pasditen e sotme do të takohet me “pesëshen ndërkombëtare”

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot pasdite do të takohet me një delegacion të përfaqësuesve të BE-së, SHBA-së dhe tre anëtarëve më të mëdhenj të BE-së.

Sipas deklaratës së dërguar për media, ai do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarë për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë të Presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman, Emanuel Bono dhe Jens Plettner dhe këshilltarit diplomatik të kryeministrit të Italisë, Francesco Tala.

Deklarata të shkurtra janë planifikuar para fillimit të takimit, rreth orës 17:00, thuhet në deklaratë.

Pesëshja ndërkombëtare mbërriti sot para mesditës në Prishtinë, ku po zhvillohen takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme