Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është optimist se do të arrihet një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, por ai është i gatshëm për vendime të vështira, dhe se këto vendime sipas tij do të jenë kompromis.
Kreu i shtetit serb njëherit ka komentuar edhe deklaratat e homologut të kosovar, Hashim Thaçi dhënë në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë „APA“, ku ka folur për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ç`rast ka deklaruar se kjo marrëveshje do të mundësojë anëtarësimin në BE të të dyja vendeve, derisa për Kosovën edhe në NATO.
Vuçiq lidhur me këtë për televizionin shtetëror serb ka shtuar se sa më parë nevojitet të zgjidhen disa “çështje të thjeshta”.
“Nuk është e panjohur se është e rëndësishme që me kompromis të zgjidhim çështjen e Kosovës, Por ne për çka jemi biseduar kur i kemi taksat? Atë masë anticivlizuese. Ata vënë flamuj në raftet në mënyrë që njerëzit mos të blejnë produktet serbe”.
Numri një i Serbisë nuk është shfaqur optimist se do të vie deri tek një zgjidhje përfunimtare në mes të të dyja vendeve, por thekson se kjo nuk do të thotë se ai nuk shpreson, transmeton Klan Kosova.
Thotë se ai është i gatshëm për vendime të vështira, por ato duhet të jenë kompromis.