Vuçiq për shkarkimin e Trumpit: Serbia shumë e vogël të merret me punë të Amerikës

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump është bërë presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara që është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve. Gjykimi i tij në Senat do të vendosë pastaj nëse ai do të mbetet në zyrë ose jo.

Duke folur për këtë, Aleksandër Vuçiq tha se ‘Serbia është shumë e vogël të merret me punët e brendshme të Amerikës ose ndonjë vendi tjetër’.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se ‘Serbia si vend i vogël nuk ndërhyn në çështjet e brendshme por as ato të jashtme të vendeve tjera’, shkruan b92.

Megjithatë, Vuçiq ka thënë se kjo ‘mund të kthehet në favor të presidentit amerikan”.

“Mendoj se disa nuk e kanë kuptuar se kur bëheni cak i akuzave të ndryshme, ajo mund të kthehet në boomerang për ty, por në të mirën tënde”, ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme