Vuçiq: Prej orës 13 të shtunës deri të hënën në orën 5 ndalim qarkullimi

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Kjo nuk vlen vetëm për pensionistët të cilët kanë mundësi të dalin nëpër shitore prej orës 4 deri 7 të dielën, ka thënë ai dhe ka shtuar se megjithatë kishin dashur t’i shohin nëpër rrugë më pak sesa të dielën e kaluar, sepse rreziku për ta është më i madh.

Ai ka shtuar se nuk guxojnë të mblidhen më tepër se dy njerëz në vendin e njëjtë dhe kjo vlen prej sonte.

Vuçiq ka thën se në 72 orët e ardhshme pritet rritja e përshpejtuar e të infektuarve, dhe se duhet pritur edhe rritje të numrit të rasteve të vdekjeve, duke marrë parasysh numrin e njerëzve të cilët janë të lidhur me respiratorë.

Ai ka shtuar se për momentin 81 persona janë në respiratorë, duke përkujtuar se vetëm dje kanë pasur tri raste të vdekjeve./Insajder

Të ngjashme