Vuçiq: Prishtina nuk mund t’i implementojë marrëveshjet për shkak të Vetëvendosjes

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 13:27 | Nga

Një ditë pas takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se autoritetet në Prishtinë nuk mund t’i respektojnë marrëveshjet edhe po të duan, për shkak të presionit të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Ai ka folur edhe për rastin e serbit të arrestuar në Kosovë, që dyshohet për krime lufte, duke thënë se rasti i tij do të tregojë se kush vendos në Kosovë.

“Sa i përket marrëveshjeve, ne jemi në gjendje të bëjmë gjithë atë për çka jemi marrë vesh dhe t’i respektojmë marrëveshjet, ndërsa ata, edhe po të duan, mendoj se nuk janë në gjendje” ka thënë ai.

“Në këtë atmosferë politike, të presionit nga Vetëvendosje, vërtetët mendoni se ata mund të zbatojnë diçka” ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme