Vuçiq i raporton Rusisë për vizitën në Kosovë

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 14:44 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka raportuar sot menjëherë ambasadorit rus në Beograd Aleksandar Çepurin për vizitën që në fund të javës e ka bërë në Kosovës pas vrasje së Oliver Ivanvoqit në Mitrovicë më 16 janar, transmeton Koha.net.

“Rusia e ka dënuar me vendosmëri aktin terrorist të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe kërkon hetime adekuate me pjesëmarrje të përfaqësuesve përkatës të organeve serbe me kapacitet të plotë, si dhe të organizatave ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”, citon tanjug të ketë thënë Çepurin gjatë takimit me Vuçiqin

Ambasadori rus e ka ngushëlluar Vuçqin dhe ka quajtur akt trimërie vizitën e tij në Kosovë ndërsa ka shtuar Kosova ende nuk po i përmbush detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit.

Nga ana e vet, Vuçqi e ka thënë se vizita e tij në Kosovë ka qenë me shumë rëndësi.

Të ngjashme