Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një takim mbi dy orë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Në takim ai ka ftuar serbët që të vazhdojnë me protesta paqësore në Kosovës për të kundërshtuar taksën 100 për qind të vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë.
Vuçiqi është ankuar se në Kosovë Serbia s‘e kontrollon asnjë pëllëmbë toke, por atje i ka serbët.
Kryetari Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit ka thënë për “tanjug” taksa nuk është e vënë kundër Serbisë, por kundër serbëve të Kosovës dhe se Vuçiqi i ka ftuar serbët të vazhdojnë me protesta paqësore.
Nënkryetari Listës, Dalibor Jevtiq, ka shfaqur shpresën se BE ka mekanizëm që Kosova të heqë taksën.