Vuçiq shpreson për kompromis me Prishtinën, por jo sivjet

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 10:12 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Davos, lidhur me kërkesën e Brukselit se para anëtarësimit në BE, Serbia duhet të zgjidhë çështjen e kufijve, ka thënë se e përkrah dialogun me Prishtinën, se shpreson për një zgjidhje kompromisi, porse nuk ka shumë shpresa se kjo do të ndodhë deri në fund të vitit 2018, transmeton Koha.net.

Vuçiq, në intervistën për sajtin rus “Sputnjik” në pyetjen pse nuk dëshiron që serbët në Kosovë t’i ndihmojë me armë, është përgjigjur se për ata është më me shumë rëndësi që të kenë shkolla, çerdhe dhe ndihmë ekonomike, pra diçka nga e cila mund të jetojnë”.

“Mendoj se njerëzit kanë pasur mjaft luftëra, e më duhet ta pranoj, këtë nuk po e dëgjoj nga pala tjetër, por e di se për serbët, për popullin serb, luftërat janë mjaft. Na duhen paqja dhe stabiliteti më shumë se çdo gjë tjetër”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme