Çdo ditë e shtyrjes së zgjidhjes për Kosovën është vendosja e kushteve që një shknëdijë ta ndez të gjithë rajonin.
Kështu tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Reuters, duke shtuar se Serbia ka shumë vija të kuqe, por që ai nuk dëshiron t’i përmend ato, në mënyrë që të mos shkatërrojë mundësinë për bisedime.
Kreu i shtetit serb ka shprehur besimin se së shpejti do të ndiqen disa prej nismave gjermano-franceze.
“Çdo ditë vonese, çdo javë vonese po krijon kushtet për një shkëndijë që ta ndez gjithë rajonin dhe kjo dhe këtë gjë duhet ta dinë mirë vendet perëndimore që e mbajnë Prishtinën si pak ujë në pëllëmbë”, shtoi ai.