Vuçiq: Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e ndërlikuar se sot

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se situata në Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar sesa që është sot.

Vuçiqi këto komente i dha sot gjatë një konference, pasi është takuar dje me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, shkruan Tanjug.

“Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi ynë dhe populli ynë. Kjo. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot”, është shprehur Vuçiq.

“Asociacioni i komunave serbe nuk është formuar që 3390 ditë, askush nuk ka reaguar”.

“Shqiptarë, ju lutem për qetësi”, ka thënë në një konferencë shtypi presidenti i Serbisë.

Ai i ka lutur edhe serbët e Kosovës që nëse protestojnë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës ta bëjnë me qetësi, në mënyrë që siç tha “të mos u japin mundësi shqiptarëve për të gjuajtur në drejtim të tyre”.

Një ditë para aplikimit të masave të reciprocitetit për letërnjoftime dhe pasaporta me Serbinë, në komunat me shumicë serbe janë shtuar pankartat që bëjnë thirrje për mos dëgjueshmëri ndaj institucioneve të Kosovës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vendosja e pankartave me mbishkrime “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimi serb mbetet” është hasur në disa rrugë në fshatin Gazivodë të Zobin Potokut.

Të ngjashme