Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vizitoi gruan më të vjetër në Serbi 107 vjeçaren Nadezhda Pavloviq, në shtëpinë e saj në Vraçar pasi i dëgjoi se ajo dëshironte ta takonte.
Nadezhda, një mësuese në pension, jeton vetëm.
Asnjëherë, tha ajo, nuk është marrë me politikë, por i kujton dhe përcjellë çdo gjë që që ndodh.
Ajo i tregoi presidentit serb sesi ka qarë kur është vrarë mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq në Marsejë, por shtoi se Titon nuk e ka dashur.
Vuçiq i ka kërkuar 107 vjeçares që t`i rrëfej sesi ishte në vitin 1934, dhe se si ajo e morri vesh për vrasjen e mbretit Aleksandër dhe se ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore.