Në Patrikanën e Beogradit është takuar i presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq e ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiqin me kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodit të KOS-it.
Takimi është mbajtur pasi Kosova ka miratuar Platformën për Dialog me Serbinë, përcjell Blic, njofton Klan Kosova.
Vuçiq pas këtij takimi ka thënë se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë përballë Kosovës.
“I jam mirënjohës patriarkut dhe anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, i cilët kishin vullnet të më dëgjojnë. Ne i sollëm patriarkut dhe të tjerëve tekstin e Platformës [ së dialogut] të cilën shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për qëllime të ndërprerjes së dialogut me Beogradin dhe i kanë informu me të gjitha veprimet që i kanë bërë – nga mos zbatimin i marrëveshjes së Brukselit, pastaj taksës, deri te Platforma, e cila në fakt është tregues se sa disa njerëz duan të shkaktojnë krizë dhe probleme, e jo zgjidhjen e problemit”, ka thënë Vuçiq për Blicin serb, tha Vuçiq.