Vuçiq të martën me Putinin, “do të bisedojnë edhe për Kosovën”

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë të martën në vizitë pune në Moskë, bëri të ditur kabineti i tij.

Në komunikatën që transmetojnë mediat serbe, thuhet se Vuçiq do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në delegacionin e Serbisë do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Vuçiq ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, tha Vuçiq të shtunën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme