Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se forcat çeçene dhe çerkeze po komplotojnë për të vrarë serbët e Kosovës.
Këto narrativë të Vuçiqit e kanë mbështetur mediet të cilat janë pro-qeverisë së tij në Serbi.
Ndaj këtyre pohimeve, duke i quajtur shpifje, ka reaguar Presidenca e Kosovës.
Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela në një shkrim në Twitter ka thënë se këto deklarata janë shpifja e radhës së Vuçiqit dhe se i shërbejnë narratives së Rusisë.
“Mediet pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga Aleksanadar Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë. Asnjë çeçen apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narratives së Rusisë”, ka theksuar Vela.