Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka thënë se serbët janë përballur me presione të shumta ditët e fundit. Ai ka deklaruar se presione ka pasur vazhdimisht ndaj krerëve shtetrorë të Serbisë.
Sipas tij, edhe deputetët e Listës Serbe janë përballur me presion për ta mbështetur Fatmir Limajn për ta udhëhequr ekipin negociator të Kosovës, njofton B92, përcjell Klan Kosova.
“Lista Serbe nuk dëshironte ta mbështeste Limajn”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka treguar se posedon një dosje në të cilën sipas tij janë të evidentuara krimet e ish-komandantit të UÇK-së (Fatmir Limaj) ndaj popullit serb në luftën e vitit 1999.